Ka përfunduar procesi zgjedhor i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit në degët e Gramshit dhe Korçës.
Pas numërimit të fletëve të votimit në Korçë u shpall fitues me 48% të votave Devis Osmani.
Njoftimi i plotë i Komisionit të Rithemelimit për Korçën:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Korcë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Korcë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, z. Devis Osmani me 48% të votave
Ndërkohë që fitues në degën e Gramshit u shpall Kodhel Cala me 38.5% të votave.
Njoftimi i plotë i Komisionit të Rithemelimit për Gramshin:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që pas shqyrtimit të materialeve zgjedhore të ardhura nga PD Dega Gramsh, të shpallë Kryetar, ndërmjet 5 kandidaturave, z. Kodhel Cala me 38.5% të votave.