Sapo është shpallur kryetari i Partisë Demokratike në Degën 7 në tiranë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, ka rezultuar se ndërmjet 4 kandidaturave, fitues është Avni Tobli me 46% të mbështetjes së demokratëve.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega 7 Tiranë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega 7 Tiranë, ndërmjet 4 kandidaturave, shpallet z. Avni Tobli me 46% të votave”, njofton Komisioni./