Nga Mehdi Marku
A ka ekzistuar antiamerkanizmi në Shqipëri?
Fill pas rënjesë së sistemit Monarkist në Shqipëri antiamerianizmi ka qënë shumë i egër dhe ka shkatuar viktima të shumta gjatë diktakturës komuniste.
Enver Hoxha deri në vitin 1946 deklarohej pro amerikan dhe ishte më amerikan sesa vetë amerikanët. Në momentin që ata kritikuan rregjimin e hoxhes ai u bë antiamerikan dhe prishi të gjithë marrëdhënjet me Amerikën. Por përveç kësaj ai elemoje të gjitha ata që mendonin ndryshe dhe kishin ide perendimore.
Në çdo kongres që mbahej gjatë rregjimit komunist Enver Hoxha udhëzonte komunistët si të silleshin dhe si akuzonte SHBA: “Imperializmi amerikan, duke e paraqitur veten, ashtu siç është, si mbrojtësi kryesor i sistemit botëror kapitalist dhe shfrytëzimit borgjez, si mburoja e të gjitha regjimeve reaksionare, të shteteve fashiste dhe të të gjithë tradhtarëve të popujve e kombeve të tyre, kërkon që lidershipi politik, ekonomik e ushtarak amerikan të pranohet pa hezitim nga të gjithë, që tërë reaksioni e kundërrevolucioni botëror të bashkohen në një kryqëzatë të vetme e nën agjendën amerikane, kundër revolucionit, socializmit, lirisë, pavarësisë e sovranitetit të popujve, të drejtave demokratike të njerëzve”. Kongresi i 8-të i PPSH.
Pra, siç dihet nga shumica e popullit shqiptare që ka lindur përpara viteve 80, dhe ata që lexojnë historin e komunizimit Enver Hoxha, fliste për “liri, demokraci sovranitet dhe të drejtat demokratike të njerëzve qe shkeleshin nga imperializmi amerikan “. E njëjta logjike dhe retorike me anti-amerikanët është edhe ditët e sotëme.
Por pse pikërisht tani pas 30 vitësh antiamerikanët shqiptare u shfaqën serish të njëjtë të pa ndryshuar me mllefin që e kishin mbajtur brenda dhe veçanërisht me logjiken enveriste të rrënjosur në mendjet e tyre të shpëlara ?!
Motivimi është i njëjtë : Përfaqësuesja e SHBA po cënon sovranitetin e Shqipërisë, e njëjta akuzë që i behej shefit të misionit amerikan Harri Fultz në 1945 -46 por që vazhdan deri në fund të diktaturës
Por kush e beri vall qe populli shqiptare te njihet ne troje e tyre? Kush e beri qe ne Mal te Zi te vihet kryeministri Shqiptare? Kush ja dha pavaresin Kosoves? Kush e beri qe ne Parlamentin e Maqedonise se Veriut te flitet shqip?
#RROFTE#AMERIKA