Nga Ardit Gjinali
“Hierarkia e lotëve”
Demokrati Bashkim u përlot në post-humbjen e 25 Prillit….lotin e tij nuk e pa askush…kamerat ishin fokusuar diku tjetër…humbje kohe për lotin e demokratit Bashkim, ai demokrati Bashkim vijon të ketë të njëjtën të përditshme të zymtë, njëjtë si moti i sotëm ku dielli frigohet të shkëlqejë plotësisht…dielli ndjen hipokrizinë që loti i demokratit Bashkim përvidhet nga lumi i lotëve me moment kohor skadence….tashmë demokrati Bashkim duhet të gjejë një mik tjetër…demokratin Durim dhe i nënshkruari Durim duhet ta bëjë të kuptojë që loti ka hierarki….për hierarkinë e lotëve dhe për ndërgjegjësimin e demokratit Bashkim nga miku i tij Durim….zoti të shtoftë durimin, i dashur demokrati Bashkim