HomeKryesore"Pashë emrin tim në listë”, regon kreu i PD Sarandë Vesel Koçiu:...

“Pashë emrin tim në listë”, regon kreu i PD Sarandë Vesel Koçiu: Nuk garoj dhe nuk bëhem pjese e Kuvendit

spot_img

Kryetari i PD në Sarandë, Vesel Koçia, përmes një reagimi në Facebook shkruan se nuk do të garojë për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, që do të mbahet nesër.

Reagimi i tij vjen pasi shprehet se ka parë emrin e tij në listën e bërë publike sot nga Komisioni i Rithemelimit.

Reagimi i plotë:

-Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj:

1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit,është produkt i një proçesi përjashtues,fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.

2)Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.

3)Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!

4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët!”, përfundon statusi i Vesel Koçia, kryetar në detyre i PD, Sarandë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular