Nga Hari Imeri
Sot pata kënaqësinë të prisja spontanisht mes miqsh demokratësh delvinjot në një kafe të qytetit të Delvinës z.Basha.
Ai shprehu mirënjohjen më të thellë për 547 anëtarët e degës tonë, dhe 2000 qytetarët e Delvinës që votëbesuan Partinë Demokratike me një rezultat historikë në këto 32 vite tranzicion.
Z.Basha shprehu gadishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori. Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale.
Demokratët e Delvinës kanë qënë dhe kanë ditur të jenë shembull në raportet apo marrdhëniet me njëri-tjerin, përtej mendimeve ndryshe.
Zoti i bekoftë demokratët, Shqipërisë dhe shqiptarët kudo ku janë.