Klajdi Bello , një aktivist i njohur mbështetës i fortë i lëvizjes se Berishës për të marrë PD-në ka shprehur zhgënjimin e tij pas publikimit të emrave per ne KK të rithemelimit , Ne një postim ne llogarinë e tij ne fb Klajdi Bello shkruan:
Vendin tim për kandidat të këshillit kombëtar ma zuri “Bleona Qereti”!
U bëra pjesë e Partisë Demokratike pasi mendoja se meritokracia ishte baza e gjithçkaje, si dhe vlerat që ajo mbart, por me sa duket nuk është kështu. Aty ka disa emra realisht që e meritojnë, por jo të gjithë, pasi kurrësesi nuk mendoj se një person që ka bërë kaq shumë opozitarizëm, protesta, mos ti jepej mundësia as të kandidonte.
Që në ditën e parë që u përjashtua Dr. Sali Berisha nga ish kryetari i PD-ës, Lulzim Basha, i dola në krahë, ndërkohë sot jam unë i përjashtuar nga gara për këshillin kombëtar, gjë e cila tregon që ende servilizmi është në plan të parë.
Keqardhje për ata të cilët i privuan të drejtën e garës një qëndrestari të sprovuar!