HomeKryesoreDeputeti i PD, Lefter Gështenja: Mësuesit dhe arsimtarët janë të harruar, të...

Deputeti i PD, Lefter Gështenja: Mësuesit dhe arsimtarët janë të harruar, të pavlerësuar dhe të keqpaguar! Në Librazhd….

Nga Lefter Geshtenja

Mësuesit dhe arsimtarët janë të harruar, të pavlerësuar dhe të keqpaguar!

Por jo vetëm kaq, qeveria nuk u jep as atë që u takon!

Mësuesit në Librazhd dhe Prrenjas kanë zbuluar se prej muajsh të tërë nuk u janë paguar sigurimet shoqërore nga viti i kaluar në plot 7 muaj!

Nuk janë paguar as orët shtese apo vështirësia nga muaji Janar. Po ashtu, qeveria nuk ka paguar as transportin e mësuesve nga muaji janar!

Ky është realiteti i hidhur në arsim. Nuk bëhet më fjalë për rritje page apo materiale arsimore për të rritur cilësinë, por mbijetesë!

Në seancën më të parë në Kuvend, do i kërkoj ministres së Arsimit të japë llogari për këtë situatë të papranueshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular