Nga Shpetim Axhami
Partia Lëvizja e Legalitetit konseguente e programit të saj politik.
Sa herë që vjen momenti i zgjedhjes së presidentit në Shqipëri, krijohen debate e mosmarrveshje të cilat gjithmonë kanë rënduar mbi ne duke dëmtuar deri edhe standartet demokratike në vend.
Ne si PLL kemi besimin e plotë që vetëm një monarki kushtetuese dhe e trashëgueshme jep garancitë që kreu i shtetit të përfaqësojë unitetin kombëtar, të jetë mbi palët dhe jashtë lojës politike, të sigurojë vijimësinë e shtetit, dhe të jetë i paprekshëm nga ndikimet e huaja të dëmshme!
Rroftë Shqipëria, së shpejti Mbretëri demokratike kushtetuese dhe e trashëgueshme nën udhëheqjen e dinastisë Zogu dhe Princit trashëgimtar Leka II.
