Shpëtohen dhe riatdhesohen edhe 13 shtetas shqiptarë të tjerë nga kampi i ferrit i ISIS, “Roi” në Siri.
Lajmin e ka bërë me dije në një postim në Twitter, Abdulkarim Omar, një zyrtar i lartë sirian.
“Më 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Mësohet se operacioni për riatdhesimin e tyre ka nisur prej ditësh.