HomeKronikeSPAK kërkoi 1.8 vite burg/ Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH, Thoma...

SPAK kërkoi 1.8 vite burg/ Shtyhet vendimi për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi. Çfarë kërkuan avokatët

spot_img

Shtyhet për në 2 qershor vendimi për ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi. Ndërkohë mësohet se avokatët kanë kërkuar pafajësi.

Gëllçi, së bashku me tre anëtarët e komisionit të vlerësimit akuzohen për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera në kohën kur ishte drejtor i RTSH.

Nga hetimet ka rezultuar se Thoma Gëllçi ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Për ish-drejtorin e RTSH, SPAK kërkoi dënimin e tij 1.8 vite burg.

Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan janë: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular