Pas disa ditësh me temperatura të larta vendi ynë u përfshi nga reshje të dendura shiu këtë të diel.
Reshjet kanë krijuar probleme në Lezhë, ku disa lagje të qytetit janë përmbytur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe të njerëzve. Moti i paqëndrueshëm pritet të mbizotërojë deri në orët e vona të mbrëmjes, e po ashtu pritet që në disa zona të ketë rrebeshe dhe stuhi shiu.