HomeBotaPrangoset bashkëshorti i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosit

Prangoset bashkëshorti i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosit

spot_img

Bashkëshorti i Nancy Pelosit, Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA,  u arrestua në Kaliforni gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur

Paul Pelosi, 82 vjeç, u kap pak para mesnatës në Napa County, Kaliforni dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikim të alkoolit, me një nivel në gjak prej më të lartë se 0.08.

Lirimi me kusht i Pelosit u caktua në këmbim të 5,000 dollarë.

Mediat amerikane raportojnë se detajet rreth incidentit nuk janë tërësisht të zbardhura dhe nuk dijet ende nëse 82-vjeçari ka qenë duke vozitur i vetëm apo jo në momentin që u arrestua.

Policia ka refuzuar të komentojë për mediat ngjarjen.

Kujtojmë se Paul është bashkëshorti i Nancy Pelosit që nga viti 1963.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular