HomeKryesore“Qepe! Mbylle gojën!! Mos të vij aty të të kap për flokësh!”...

“Qepe! Mbylle gojën!! Mos të vij aty të të kap për flokësh!” “Merr leckat dhe ik”- Nënë e bijë përplasen në emision: Po gjyshen do ma ngecësh mua?

Advertismentspot_img

Nënë e bijë janë përplasur këtë të dielë në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Shkak për debatin mes tyre është bërë gjyshja, mamaja e Esmeraldës, e cila mbahet nga Kristina

Gjyshja është e paralizuar dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm, të cilin mbesa e saj thotë se nuk mund t’ia ofrojë pasi i duhet të kujdeset dhe për djalin e saj të mitur 5-vjeçar.

Ndërkohë që e ëma e Kristinës, Esmeralda jeton në Francë, fëmijët e tjerë të gjyshes nuk kujdesen për të.

Përplasja mes nënë e bijë përfshiu edhe shtëpinë ku po qëndron Kristina, e cila është pronë e Esmeraldës. Kjo e fundit do të largohet sërish për në Francë ku jeton prej vitesh, ndërkohë Kristina pyet se ç’do bëhet me gjyshen pas ikjes së saj.

PJESË NGA DEBATI

Esmeralda: Kështu do më lësh edhe mua nesër ti?

Kristina:  Ti je e re, ke akoma moshën tënde.

Esmeralda: Po nuk i dihet, ja shiko si erdhi, sot është nëna ime, nesër do jem unë.

Kristina:  Nesër, pasnesër për ty do përgjigjem unë mama, mos harro. Por ti më ke vetëm mua,  nuk ke bërë edhe të tjerë, në rregull?  Nëna jote ka bërë 4.

Eni Çobani:  Ka bërë ajo se ke dhe një vëlla.

Kristina: Vëllai është francez. Ajo dihet që te unë do vijë.

Eni Çobani:  Pse nuk shpreson?

Kristina:  As bëhet fjalë, ai s’ka ardhur një herë në Shqipëri.

Esmeralda: Jeni që të dy pjesë.

Kristina:  Ma, jemi që të dy pjesë e saj, jam dakord. Që të dy fëmijët do bëjnë për ty.  Unë për veten time sa të jesh gjallë, unë do bëj për ty. Ama dhe të tjerët kanë detyrime, në rregull? Siç ke bërë ti për nënën tënde. Sa vjet ke që e mban nënën tënde  ti?

Esmeralda: Një jetë të tërë dhe do ta mbaj deri në frymën e fundit.

Eni Çobani:  Në shtëpinë që jetoni, është jotja?

Kristina:  Shtëpia është e mamit, por për momentin, meqë unë u ndava dhe mami nuk ka jetuar këtu se jeton jashtë, jetoj unë në shtëëpi, kam 4 vjet në atë  shtëpi.

Eni Çobani:  Dhe ti e konsideron si tënden?

Kristina:  Po pothuajse është e imja.

Esmeralda: Nuk është shtëpia jote, është  e imja.

Kristina:  Më ke dhënë fjalën që është e jotja?

Esmeralda: Sa të jem unë gjallë është shtëpia ime.

Kristina:  Më ke premtuar që është shtëpia jote?

Esmeralda: Është shtëpia ime, të kam dhënë fjalën kur të iki unë, tani për tani është shtëpia ime.

Kristina:  Për sa kohë mua më del shkuma në atë shtëpi, unë po jetoj, ti vjen 15 ditë dhe ikën mama. A jam  unë që po jetoj në atë shtëpi?

Esmeralda: Po, ti po jeton.

Kristina:  Po nesër ti do ikësh, nënën a do ma ngecësh mua?

Esmeralda: Ti çfarë mendon, se unë do lë nënën time jashtë? Merr leckat e tua dhe ik! Dili për zot jetës sate! Nënën time nuk e lë jashtë!

Kristina: Kaq e kollajtë është? Ku të mbytem me një fëmijë? Ti ke detyrime ndaj meje se unë jam fëmija yt!

Esmeralda: Kam ndaj teje, kam dhe nënën time.

Kristina: Mama, nuk të ka bërë vetëm ty nëna jote, po ta them edhe njëherë. Sa ç’ke bërë ti, gjysmën tënde të bëjnë të tjerët.

Esmeralda: Qepe! Mbylle gojën!! Mos të vij aty të të kap për flokësh!

Kristina: Do flas!

Esmeralda: Pusho! Mbylle gojën! Je fëmija im dhe mbylle gojën! Pusho! Qepe!

Kristina: Fare!

Esmeralda: Si mund ta lë unë nënën time kështu?

Kristina: Kush të kërkon? Pse nuk i kërkon atyre përgjegjësi ti? Pse nuk i merr motrat e tua t’i mbledhësh këtu? Pse nuk merr vëllain tënd ti?

Esmeralda: Sepse nuk duan t’ia dinë ata, por unë nuk e lë dot nënën time.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular