Real Madrid triumfoi mbrëmë në Champions League, duke mundur 1-0 në finale Liverpool. Menjëherë pas fundit të takimit në Paris, gazetarë të ndryshëm vrapuan drejt futbollistëve madrilen, për t’u bërë pyetje të ndryshme.
Spikat intervista e Toni Kroos. Gazetari i ZDF vlerëson në maksimum lojën e Liverpool dhe i përmend mesfushorit gjerman të Los Blancos mbajtjen e topit në The Reds. Kjo nuk i pëlqen atij, çka bën që futbollisti të ndërpresë intervistën
“Kishe 90 minuta në dispozicion dhe vjen më dy pyetje m***. Nuk kërkoja më shumë respekt ndaj meje, por pasi fitova finalen e Ligës së Kampioneve, unë prisja pyetje më pozitive” – tha ai.







