Një zjarr i madh përfshiu këtë të dielë një ndërtesë industriale në Spreitenbach të Zvicrës, një komunë afër Zyrihut
Si pasojë e shtëllungave të mëdha të tymit 7 persona u asfiksuan, 4 prej të cilëve përfunduan në spital.
Sipas policisë së kantonit Aargau, zjarri ka rënë në një objekt magazinimi në të cilin ruhet edhe bitum. Ishte prania e bitumit ajo që bëri që të ketë shtëllunga të mëdha tymi me ngjyrë të zezë.
Sipas zëdhënësit të policisë Adrian Bieri, zjarri u përhap shpejt në ndërtesa të tjera. Megjithatë, nuk ka njësi banimi në afërsi.
Pjesa e pasme e magazinës u shemb rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit. Ndërtesa të tjera u dogjën dhe u shembën, raporton Tagesanzeiger, teksa ekipi i zjarrfikësve arriti të neutralizonte situatën pas disa orësh.







