Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku një 34-vjeçar është hedhur nga kati i 3-të.
Për fat, i riu ka mundur të mbijetojë, ndërsa ndodhet në në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Me datë 29.05.2022, rreth orës 21:05, në lagjen nr. 2, në Kavajë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, shtetasi F. F., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







