HomeAktualitetItalia heq “Green Pass-in”, përfitojnë edhe udhëtarët shqiptarë! Çfarë ndryshon nga nesër...

Italia heq “Green Pass-in”, përfitojnë edhe udhëtarët shqiptarë! Çfarë ndryshon nga nesër në shtetin fqinj

spot_img

Duke filluar nga dita e nesërme, 1 qershor nuk do të ketë më kufizime për të hyrë në territorin italian. Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj vendosi heqjen e detyrimit të paraqitjes së certifikatës së gjelbër për të huajt, që hyjnë në vend, ku përfshihen edhe shqiptarët.

Po ashtu, nuk do të nevojitet dëshmi vaksinimi, as test negativ infektimi apo shërimi dhe kjo masë pritet të jetë në fuqi përgjatë gjithë verës.

Megjithatë autoritetet thonë se maska duhet mbajtur në ambiente të mbyllura siç është transporti publik.

Detyrimin e paraqitjes së certifikatës së gjelbër e heq edhe Gjermania, deri më 31 Gusht. Gjithsesi, autoritetet e këtij vendi thonë se masat janë të ndryshueshme dhe certifikata mund të vendoset në fuqi nga autoritetet lokale të zonave ku mund të ketë rritje të infektimeve. Pjesa më e madhe e vendeve të BE-së e kanë hequr detyrimin e certifikatës së gjelbër të paktën për sezonin veror.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular