HomeKryesoreZgjedhja e Manfred Weber në krye të PPE, Basha e uron: Kishim...

Zgjedhja e Manfred Weber në krye të PPE, Basha e uron: Kishim nevojë për një lider me eksperiencë dhe principe

spot_img

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Manfred Weber, i cili u zgjodh sot  President i Partisë Popullore Evropiane.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Partia Popullore Evropiane ka nevojë për udhëheqjen e tij në këtë pikë kthese për Evropën dhe botën.

“Urime Presidentit tonë të ri Manfred Weber! Partia Popullore Evropiane ka nevojë për udhëheqjen tuaj me përvojë dhe parimore në këtë pikë përcaktuese për Evropën dhe botën”, shkruan Basha teksa publikon edhe foton me Weber kur ishte kryetar i PD.

Weber u zgjodh sot president i PPE-së me 447 vota në një konferencë që u mbajt në Roterdam, ndërkohë që nuk kishte kandidatë rivalë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular