HomeAktualitetVIDEO/Momentet e tmerrshme ku shpërthen një përleshje masive në tren....

VIDEO/Momentet e tmerrshme ku shpërthen një përleshje masive në tren….

spot_img

Një video shokuese e pasagjerëve që përleshen në një tren të mbushur plot me njerëz është bërë publike.

Pamjet tregojnë rreth dhjetë djem që shtyjnë një grua duke bërtitur pasi shpërtheu një përleshje e dhunshme mes një adoleshenti dhe një pasagjeri.

Momenti i frikshëm u kap në kamera nga Summer Thomas, 20 vjeç, teksa udhëtonte nga Brighton në Kembrixh.

Ajo pretendoi se një grup të rinjsh “hodhën shishe birre” dhe abuzuan verbalisht pasagjerët, përpara se një mama e guximshme me dy fëmijë në karrocë t’u kërkonte atyre të heshtnin.

Ata thuhet se u përgjigjën duke bërtitur dhe sharë gruan, duke e shtyrë burrin e saj të godiste në fytyrë një prej adoleshentëve.

Summer përshkroi se si dy grupet filluan të bënin kërcënime me vdekje, ndërsa kalimtarët shikonin të tronditur.

Pasagjerët thuhet se ishin aq të tmerruar nga skenat kaotike, saqë dyshohet se iu lutën shoferit të ndalonte trenin

Të gjithë djemtë zbritën nga treni në Three Bridges, por njëri nuk mund ta gjente telefonin dhe u thoshte njerëzve se nëse kishin telefonin e tij do të goditeshin me thikë, por askush nuk e dinte se ku ishte. Për të shikuar videon klikoni këtu-The Sun

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular