HomeKryesoreA ka krisje në marrëdhënien Ilir Metën? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Berisha!...

A ka krisje në marrëdhënien Ilir Metën? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Berisha! Çfarë thotë për dekretin e firmosur për Bajram Begajt

spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha mohon që të ketë një krisje mes tij dhe Presidentit Ilir Meta.

Gjatë konferencës për gazetarët, Berisha komentoi firmosjen e dekretit të Metës për Bajram Begajn, për të cilën ish-kryeministri duket se ka ndryshuar qëndrim.

Ai thotë se në Kushtetutë nuk ka asnjë gërmë që ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit.

“Nuk ka krisje. Kushtetuta e Shqipërisë, në gërmë, nuk ndalon firmosjen e dekreteve jashtë vendit. Por raste unë di që nuk ndodhin. Tani të themi të vërtetën, Presidenti, mund të mos firmoste raundin e katërt, por të pestin nuk e digjte dot. Duhet të ushtronte detyrën Kushtetuese. Pasi ndërhyjnë mekanizma të tjera.

Ai nuk mund të mos ushtronte detyrimin Kushtetues të zhdegradimit, të nxjerrjes në lirim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Nuk ka ndodhur kurrë që të marrësh një ushtarak aktiv dhe ta bësh President, vetëm në rastin e juntave. PResidenti është i detyruar të përmbushë detyrimet Kushtetuese” – tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular