Pas operacionit të zhvilluar ditën e djeshme në Elbasan, forcat RENEA kanë zbarkuar sot në Shkodër.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj “vizite të papritur”, të paktën 9 furgona të RENEAS janë parë në unazën perëndimore të qytetit.
Ditën e djeshme operacioni në Elbasan vendosi në pranga Klemend Xhaferrin, i cili dyshohet se u arrestua pas dëshmisë së Nuredin Dunamit. Ndërkohë, në Shkodër disa ditë më parë u ekzekutua dhe Naim Bajri.