HomeAktualitetShqiptarët drejt Afrikës? Vendimi i qeverisë angleze që ka shokuar azilkërkuesit, avokati:...

Shqiptarët drejt Afrikës? Vendimi i qeverisë angleze që ka shokuar azilkërkuesit, avokati: Më 14 qershor pritet..

spot_img

Emigrantët e paligjshëm janë një ndër plagët më të forta të Britanisë së Madhe. Anglia shihet si toka e bekuar për shumë emigrantë, natyrisht dhe për shqiptarët që kanë ndërtuar dhe jetën atje.

Djemtë e rinj nga qytete të ndryshme rrezikojnë shumë për të shkuar në Angli madje dhe me pagesa deri në 25 mijë paundë.

Qeveria angleze duke parë një fluks të tillë njerëzisht ka nxjerrë një ligj që pritet të ekstradojë personat që kanë kërkuar azil në Afrikë, në shtetin e Ruandas

Ata do të qëndrojnë atje deri sa të shqyrtohet kërkesa e tyre e më pas të vendoset nëse do të qëndrojnë në Angli, apo do të kthehen në vendet e tyre të origjinë.

Udhëtimi i parë pritet të jetë më 14 qershor dhe do të ketë rreth 130 persona. Natyrisht mes tyre ka dhe shqiptarë. Shoqatat e të drejtave të njeriut dhe vetë personat që pritet të udhëtojnë drejt Ruandës kanë kundërshtuar dhe po tentojnë në të gjitha mënyrat që diçka e tillë të mos ndodhë.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku në lidhje të drejtpërdrejtë nga Anglia ishte avokati i shqiptarëve që mund të ekstradohen, Naim Hasani.

Shqiptarët drejt Afrikës? Vendimi i qeverisë angleze që ka

Sipas tij, kjo është çështje kryesore politike dhe ligjore.

“Qeveria ka bërë një marrëveshje me qeverinë e shtetit të Raundes, që është një shtet që ka patur një gjenocid që mbahet mend nga të gjithë që la të vdekur shumë njerëz”, tha fillimisht avokati, i cili më pas tregoi edhe kriteret kryesore për ekstradimin e azilkërkuesve.

“Nëse keni marrë një udhëtim të rrezikshëm, ke ardhur në Britaninë e Madhe me gomone ose maune dhe nëse ke lënë vendin tënd se ke frikë se do të vritesh apo abuzime dhe ke kaluar në një vend tjetër të sigurt. Të dyja janë të praktikueshme nga Shqipëria, pasi duhet të kalosh nga Italia, Austria apo Gjermania. Dhe ka shumë shqiptarë që fatkeqësisht edhe pse jemi në demokraci vijnë me gomone dhe me maune, tha Hasani.

I pyetur se sa shqiptarë janë që pritet të ekstradohen të martën dhe se si e kanë pritur këtë lajm, ai tha:

“Janë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh. Do të jem shumë i rezervuar dhe nuk mund të jap informacione.  Janë rreth 13 kombësi të atyre që do jenë në avion më 14 qershor, në mes tyre edhe shqiptarë. Është një numër i vogël. Janë të shokuar se Raundes nuk është një shtet që respekton të drejtat e njeriut. Jam krenar që qeveria shqiptare dhe ambasada shqiptare në Britani nuk u bënë pjesë e kësaj marrëveshje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular