Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur në Shëngjin këtë të dielë.
BalkanWeb mëson Paris Deda ka goditur Armando Markun me sende të forta.
Ndërkohë bëhet me dije se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri Armando Marku ka pësuar dëmtime poshtë vetullës, ndërsa bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq policia ka bërë shoqërimin e tyre në komisariat dhe po heton mbi shkaqet e këtij konflikti.