HomeAktualitetEMRAT/ Kush janë dy burrat që u bllokuan brenda pusit, policia: Nxirren...

EMRAT/ Kush janë dy burrat që u bllokuan brenda pusit, policia: Nxirren me shenja jete dhe nisen drejt spitalit

spot_imgspot_img

Policia e Mallakastrës njofton se janë nxjerrë të gjallë nga pusi dy burrat, të cilët kishin hyrë për ta pastruar dhe ishin bllokuar brenda.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se ishin bllokuar brenda pusit shtetasit Bledar Bregu dhe Besnik Veliaj.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

 

 

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular