Qeveria e Britaninë së Madhe pësoi një shok teksa një valë e madhe dorëheqjesh goditi, duke kulmuar me dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson.
Por pavarësisht kësaj, një tjetër ngjarje po bën “bujë” në ishullin perëndimor.
Ministrja e re e Arsimit, e sapo emëruar, Andrea Jenkyns ka ofenduar protestuesit duke i nxjerrë atyre gishtin e mesit. Pamjet e mediave sociale treguan zyrtaren e lartë duke bërë gjeste pak para dorëheqjes së Boris Johnson.
Në videot e publikuara ne mediat sociale, ajo dëgjohet t’u thotë protestuesve: “Qesh mire ai qe qesh i fundit. Prisni dhe shikoni”.
Por në një reagim, Ministrja e re e Arsimit, Andrea Jenkyns thotë se ajo ngriti gishtin e mesit para një turme jashtë Downing Street si një përgjigje ndaj “turmës”, që sipas saj e kanë fyer atë dhe deputetë të tjerë.
Ajo tha se duhet të kishte treguar më shumë gjakftohtësi, por theksoi se është njerëzore.