HomeAktualitetFOTO+EMRI/ Humb tragjikisht i riu shqiptar në Gjermani, rrëzohet nga skela ku...

FOTO+EMRI/ Humb tragjikisht i riu shqiptar në Gjermani, rrëzohet nga skela ku punonte. Apeli për ndihmë që..

spot_img

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Gjermani.  Raportohet se 30-vjeçari shqiptar nga Dibra, Ijon Bushi, ka humbur tragjikisht jetën, teksa dyshohet se ka rënë nga skela ku po punonte.

Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën.

Ai ishte djalë i vetëm i familjes, ndërsa nga mesazhet prekëse në rrjetet sociale, thuhet se ai ka lënë familjen, nënën e tij dhe një motër të sëmurë.

Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri, duke mbledhur edhe një shumë të madhe parash, që ua kanë dërguar familjarëve të të riut.

“Në këto momente të rënda, shokë, miq të të ndjerit në Waiblingen dhe Fellbach, kanë marrë iniciativë për të ndihmuar me mjete financiare, duke mbledhur mbi 20 mijë euro. 2900 do të shkojnë për shpenzimet e funeralit dhe pjesën tjetër 17.210 euro do t’i dërgohen familjes së tij”, thuhet ndër të tjera në letrën ngushëlluese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular