HomeBotaGara për Kryeministrin e ri/ 11 kandidatë kërkojnë postin, Boris Johnson refuzon...

Gara për Kryeministrin e ri/ 11 kandidatë kërkojnë postin, Boris Johnson refuzon të tregojë kush është i preferuari i tij

spot_imgspot_img

Gara për të zëvendësuar Boris Johnson si kreu i Partisë Konservatore dhe si Kryeministri i Britanisë së Madhe ka nisur. Të paktën 11 anëtarë të Partisë Konservatore po kandidojnë për postet.

Por kryeministri në detyrë Johnson ka refuzuar që të tregojë se kush është kandidati i tij i preferuar për udhëheqjen e konservatorëve.

I pyetur se kë mbështeste për ta zëvendësuar, kryeministri në largim nuk pranoi të përgjigjej.

“Unë nuk dua të dëmtoj shanset e askujt duke ofruar mbështetjen time”, tha ai në daljen e parë publike pas dhënies së dorëheqjes për shkak të revoltës brenda partisë së tij.

Gjatë deklaratës së tij televizive javën e kaluar, Johnson pranoi se ishte përpjekur por dështoi të bindte ministrat e tij që të qëndronin në krah në ditët para dorëheqjes.

Deri më tani, 11 kandidatë janë në garë: Liz Truss, Kemi Badenoch, Penny Mordaunt, Rehman Chishti, Sajid Javid, Jeremy Hunt, Grant Shapps, Nadhim Zahaëi, Suella Braverman, Tom Tugendhat dhe Rishi Sunak.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular