Një familje shqiptare prej 5 anëtarësh është përfshirë në një aksident rrugor në Itali. Ngjarja ka ndodhur sot në autostradën A16 Napoli – Canosa në territorin e komunës së Laqedonisë në kufi me Pulian.
Mediat italiane raportojnë se si pasojë e aksidentit, u plagosën çifti dhe fëmijët e tyre, të cilët u transportuan menjëherë në spitalin e Foggia-s për të marrë mjekim më të specializuar.
Mësohet se familja shqiptare ishin nisur nga Italia për të ardhur në atdhe.