HomeAktualitetShqiptari kapet në ‘shtëpinë e barit’ prej 200 mijë eurosh në Angli,...

Shqiptari kapet në ‘shtëpinë e barit’ prej 200 mijë eurosh në Angli, 63-vjeçari: Kam para borxh, më kanë kërcënuar. Gruaja dhe vajza në Shqipëri duan që…

spot_img

Një 63-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia britanike dhe është dënuar me gati 3 vjet burg pasi është kapur në një fabrikë kanabisi me vlerë 200 mijë euro.

Shqiptari i njohur me emrin Bajram Koleci u kap nga teksa ishte duke u kujdesur për shtëpinë e barit me 686 bimë kanabisi. 63 vjeçarit iu gjetën gjithashtu edhe dy telefona celularë prej nga ku u zbardhën edhe kontaktet me persona të tjerë.

Shqiptari Koleci u justifikua para oficerëve të policisë se ishte i detyruar të merrej me kultivimin e drogës për shkak se ai kishte para borxh personave që e kishin sjellë në Britaninë e Madhe.

Ai shtoi se kishte qenë në fermën e kanabisit për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, por sipas tij, është kërcënuar me armë duke e detyruar sërish ta mbajnë brenda fermës. Sipas avokatit të tij, shqiptari erdhi në Britani për të gjetur punë dhe për t’u përpjekur për të përmirësuar jetën e tij.

Ai ka një vajzë dhe grua në Shqipëri që varen prej tij dhe nuk punojnë. Ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë punë në ndërtim në Shqipëri prandaj ka udhëtuar në këtë vend. I pandehuri më thotë se është i sëmurë dhe diabetik dhe ka rrahje zemre të çrregullt. I pandehuri ka punuar për ata që ishin më lart për një shpërblim të vogël. Atij i vjen shumë keq për sjelljen e tij dhe e pranon atë që bëri ishte e gabuar dhe i vjen keq që u përfshi në këtë sipërmarrje”, është shprehur avokati.

Por gjykata nuk e ka marrë parasysh kërkesën e avokatit duke e dënuar Kolecin me dy vjet e tetë muaj burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular