Policia e Fierit po kryen një operacion “blic” në qytet, për kapjen e disa personave, që dyshohet se më herët kanë marrë pjesë në një vjedhje.
Në videon që gazetari Ervis Kuçi sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, shihet momenti kur policia arreston tre persona, brenda një banese të marrë me qira.
Siç mëson gazetari Kuçi, personat e arrestuar rezultojnë autorë të disa vjedhjeve të kryera më herët, ku kanë marrë shuma prash në dyqane.