HomeAktualitetU dekorua nga Presidenti me Urdhërin “Naim Frashëri”, Bujar Leskaj: Kapedan Dervish...

U dekorua nga Presidenti me Urdhërin “Naim Frashëri”, Bujar Leskaj: Kapedan Dervish Aliu, figurë e rëndësishme e rezistencës antiosmane të Labërisë

spot_img
Kapedan Dervish Aliu, është një figurë shumë e rëndësishme e rezistencës antiosmane të Labërisë.
Ai studioi në Gjimnazin “Zosimea” në Janinë, ku u arsimuan shumica e rilindasve dhe figurave më të rëndësishme shqiptare të kohës.
Bashkëkohës e bashkëluftëtar me Rrapo Hekalin, Tafil Buzin, Zenel Gjolekën, Hodo Aliun, Gjikë Thanasin, Çelo Picarin, Shahin Kolonjën udhëheq kryengritjet fshatare kundër reformës së Tanzimatit.
Pas shtypjes së kryengritjes fshatare Dervish Aliu u arrestua dhe u burgos në kalanë e Gjirokastrës, duke u internuar më pas në Stamboll nga ku lirohet me ndërhyrjen e konsullit francez.
Në dhjetor të vitit 1851, Dervish Aliu u thirr në Vlorë për një marrëveshje me Turqinë. Bejlerët turkomanë të Vlorës e helmuan pabesisht.
Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike, Presidenti Ilir Meta e ka dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” me motivacion “Pjesëmarrja e tij aktive në qëndresën antiosmane në gjithë krahinën e jugut.”
Sarajet Dervishaliut në fshatin Dukat të Vjetër, janë Monument Kulture, por pavarësisht kësaj, janë thuajse të rrënuara dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular