HomeOP EDFlamur Hoxha: Ende jeton plumbi që vrau Vilson Blloshmin e Genc Lekën...

Flamur Hoxha: Ende jeton plumbi që vrau Vilson Blloshmin e Genc Lekën…

spot_img

Nga Flamur Hoxha

Kur shihja plumbin qe ka vrare Vilson Blloshmin e Genc Lekën, njërin nga plumbat e pushkatimit të tyre 45 vjet më parë, plumb që e mbante në dorë Bedri Blloshmi, vellai i perkushtuar i Vilsonit për të zbardhë të vërtetën e Vilsonit e Gencit, ndjeva një trishtim të thelle.
E pashë atë plumb në ekspozitën kushtuar dy poetëve martirë në 45 vjetorin e pushkatimit te tyre.
Ende jeton plumbi që pushkatoi Vilsonin e Gencin, ende jeton një plumb qe i pushkatoi ata dhe na vrau te gjithëve lirinë. Ende ai plumb vret te ardhmen tonë, sigurinë tone.
Ky plumb bashkë me foto të tjera dhe dokumente të ndryshme u ekspozuan në ekspozitën në mjediset e Institutit te studimit te krimeve te komunizmit ku mora pjesë i ftuar si vizitor.
Jam perpjekur të mbështes sa kam mundur veprimtari per njohjen e Vilsonit e Gencit. Kam mbeshtetur botimin e disa librave të tyre, dhe aktivitete shkrimtaresh në nderim të dy poetëve martirë. Dhe nuk mund te mungoja në celjen e kësaj ekspozite të vecante në 45 vjetorin e pushkatimit te tyre të kapur me pranga dorë për dore.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular