Sipas informacioneve paraprake, 18 vjeçari është futur në ujë për të shpëtuar dy 15 vjeçar që po rrezikonin të mbyteshin, por nuk nuk ka mundur të dalë vetë.
Gazetarja Klodiana Haxhira, raporton se ende trupi i tij nuk është gjetur, ndërsa dy të miturit janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në spitalin e Durrësit. Shpresat për gjetjen e të riut me shenja jete, janë zbehur, për shkak se ka kaluar mjaft kohë që nga momenti që është futur në ujë.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Kufitare, të cilat po kërkojnë në det, për gjetjen e tij.