HomeKryesoreEMRAT/Betimi i Bajram Begajt, zbulohen deputetët te PD që nuk iu bindën...

EMRAT/Betimi i Bajram Begajt, zbulohen deputetët te PD që nuk iu bindën Berishës

spot_img

Seanca për betimin e Bajram Begajt si president në Kuvendin e Shqipërisë është bojkotuar nga disa deputetë, pjesë e grupit të drejtuar nga Sali Berisha.

Por, në seancë kanë qenë të pranishëm disa deputetë të Partisë Demokratike që kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim ndryshe. Ndërkohë, zbardhet një listë të deputetëve që ishin prezent në parlament.

Ata janë ish-kreu i PD Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, deputetët Grida Duma, Ervin Saliajni, Oriola Pampuri, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu, Agron Gjemarkaj, Andia Ulliri, Bujar Leskaj, Flamur Hoxha, Helidon Bushati, Dashamir Shehi, Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, si dhe aleatët e PD, Vangjel Dule, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Po ashtu në sallë kanë qenë të pranishëm edhe deputetët e LSI, kryetarja Monika Kryemadhi si dhe deputetja Erisa Xhixho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular