LAJM I FUNDIT/ LSI ndryshon emrin, Ilir Meta: Do quhet Partia e Lirisë
VIJON…
Nuk jam këtu për asgjë tjetër veçse për t’ju kërkuar që tu tregojmë të gjithëve atyre shqipfolësve gjakrpishur që nuk kanë lidhje me ne, por t’i tregojmë dhe botës se3 ne jemi një popull me dinjitet, jemi popull europian, që padrejtësisht kjo mafie për interesat e saj por dhe të asaj ndërkombëtare që e kërkon Shqipërinë si një vend për pastrimin e parave dhe si një qendër për krimin e organizuar, tu thëemi që ky ëhstë vendi ynë, që ky ëhstë një vend me të cilin askush nuk mund të luaj. Kemi vetëm një rrugë dhe kjo rrugë është referendumi. Referendumi do të jetë shpata e Demokleut mbi të gjithë uzurpatorët, mbi oliogarkët e pangopur. Do të jetë garancia se sovraniteti nuk i përket popullit vetëm në letër. E di që ju që jeni këtu si përfaqësues të LSI keni dhimbje për LSI-në, por nuk besoj se keni më shumë se unë, edhe mund të keni nuk e di. Ne e keijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e inbtegrimit Europian që e bllokoi fatos nano për hajdutëritë e tij që e dinë gjithë shqiptarët dhe ishte rotacion që u realizua falë LSI-së që solli marrëveshjen e stabilizim asociimit në 2006-n. LSI bëri gjithçka për marrjen e statusit kandidat. Tani ka vetëm një rrugë referentdumi. Vetëm referendumi ëhstë garancia që Shqiëpria do të jetë e shqiptarëve. Nuk ka forcë në botë t’i blejë 3 milionë shqiptarë. Mos harroni atdheun, mos harroni se një gjimnaziste 16-vjeç nga Berati nga një nga famikljet më patriotike me kontribute të mëdhaja që nga shpallja e demokracisë, Margarita Tutulani shkruante në hartim: Më pyet shpesh vëllai më i vogël, që dëgjonte historitë e atdheut dhe të pushgtuesve, motër po çna duhet atdheu? Ejh vëllaçko i thotë je i vogël dhe nuk e kupton, por kur të rritesh do e kuptosh, atdheu na duhet që të jetojmë të lirë. Ju ftoj nga LSI-së në partinë e Lirisë, në partinë e Sovranitetit, në Partinë e Referendumit.
Vijon…