HomeAktualitetDrejtuesit e SPAK-ut dhe BKH vizitë në SHBA tek FBI dhe agjensi...

Drejtuesit e SPAK-ut dhe BKH vizitë në SHBA tek FBI dhe agjensi të tjera, hetime për koka të mëdha

spot_img

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtuesja e BKH-sw, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.

Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.

Burimet për Alfapress nga SPAK kanë konfirmuar se trupa e prokurorëve shqiptarë do të konsultoj dhe plotësoj me homologët amerikan disa dosje të nxehta në Shqipëri, ku përfshihen edhe politikanë të lartë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular