HomeAktualitet34 vite nga ekzekutimi/Rexhep Shahu: Me mbështetjen e Flamur Hoxhës botova veprën...

34 vite nga ekzekutimi/Rexhep Shahu: Me mbështetjen e Flamur Hoxhës botova veprën e plotë Havzi Nelës, shtatë fletore me 5548 vargje

spot_img

Nga Rexhep Shahu

Sot me 10 gusht është dita e ekzekutimit me varje e poetit Havzi Nela në një shesh të Kukesit në vitin 1988. Ai u ekzekutua me varje në litar si antikomunist i paepur, si qendrestar stoik, si kundërshtar i hapur pa kuli vuli i regjimit komunist, si një disident i kthjellte që deklaronte hapur në gjyq, në hetim, në kamp, në qeli si rrallë tjetër pa arre në gojë se e keqja e Shqipërisë është Enver Hoxha.
Havzi Nela duhet njofte se pari dhe nuk duhet perjarge, ai ishte poet dhe jo thjeshtë me dy tri poezi vaji e mjerimi që ia xhirojnë njerëzia, ai ka shkruar 5548 vargje në Shtatë fletore dhe janë botuar prej meje në librin me titull Shtatë fletore, vepra e plotë me 5548 vargje, por duhen lexuar ato vargje. Havzi Nela minimumi duhet lexue dhe fatkeqësisht janë të rrallë ata që e kanë lexue të plote.
I ka kushtuar Kosovës me shume se çdo poet tjeter mbi 2500 vargje. Havzi Nela duhet njofte nuk duhet perjarge, duhet njofte qëndresa e tij, antikomunizmi i tij i qartë, duhet ta dinë njerzit, edhe ata që ia lakojnë emrin sa majtas djathtas se kur është arrestuar Havzi Nela në fillim të viteve ’60, pse është arratisë në Kosovë, ka patur në shtëpi me shume libra se sekretari i parë i komitetit të partisë në Kukës, me shumë libra se sa kishte kryetari i komitetit ekzekutiv që e kërcënoi Havziun në mbledhje në Shishtavec, me shumë libra se sa kishin bashkë prokurori, gjykatësi e ata qe e spiunonin Havziun në kohën e prishjes së kishave e xhamiave.
Havzi Nela thjeshte na mëson qëndresën, na mëson se si vdiset me dinjitet. Ai deklaronte, po, nuk ju dua ju, jam kundër jush deklaronte prerë e qartë në gjyq e hetuesi, deklaronte se Enver Hoxha është e keqja e këtij vendi… Ai na mëson dinjitetin, merre këtë thikë dhe cojua atyre që të kanë dërgue me më there mua, i tha Havziu atij që deshi ta therte me thikë në nevojtore të Spaçit dhe u thuaj se Havzi Nela nuk koritet për një pikë gjak, por nuk dua ta derdh gjakun kështu me vllazine… Havziu na mëson antikomunizmin, përkundër spiunave që ndryshe i thonin atij e ndryshe hetuesit, ai nuk i shkroi letra ndjese e pendese partisë e Enverit, nuk i shkroi asnjë letër Enver Hoxhes ti lypte mëshirë as Ramiz Alisë, nuk spiunonte njerzit të partia e të polici. Ai kishte këpute gjithë urat me komunizmin. Thoshte qartë, një ditë ne do të dalim nga burgjet, por ne duhet të falim, sepse gjaku me gjak nuk lahet…
Havzi Nela pas dy dekadave burg i dënuar dy herë, u internua në Arrën sepse kishin frikë se arratisej. Iku nga internimi me mendimin e qartë, të shihte nënën dhe pasi ta takonte nënën, ose të arratisej e të fliste në BBC e ti tregonte botës krimet e Enver Hoxhes, ose nëse nuk do mund të arratisej, do të vriste veten. Kur u arratis nga Arrni pas 30 e sa orëve udhëtim, shkoi te motra dhe mori një pistoletë të tijën artizanale që e kishte fshehë aty. Të shtëpia e dajës e rrethojnë armikun e arratisur forcat e vullnetare vendase dhe pushkataret vendas.
Kur hyn në dhomën ku rrinte Havziu polici i plotfuqishmi i zonës, Havziu që dështoi në planet e tij, nga tronditja e thellë dhe cingerimat urdhëruese te policit, nga sakelldia se nuk po vishte dot qorapin e lagur, nxjerr pistoletën artizanale dhe qëllon kuturu në drejtim të policit të cilit plumbi ia shpoi faqen. Pistoleta nuk shkrepi me, Havziun e mberthyen. Ekspertiza e shtetit atë javë e nxori pistoletën si armë që nuk bën shkrepje, armë jashtë funksioni për qitje. Por njëherë shkrepi dhe plagosi policin. Atë plagosje polici e quajtën terrorizëm dhe Havziu u dënua brenda 5 diteve me varje në litar për arratisje e terrorizëm. Polici i plagosur ende jeton për mrekulli, Havziu kalbet na varr pa koke se kokën ia kanë zhduke. Havzi Nela nuk u denua nga nje proces i studjuar, i hetuar e i gjate ne kohe. Jo, u denua per 5 dite nga dita e kapjes pas arratisjes nga internimi.
Havzi Nela eshte denuar me shkrese te Komitetit qendror te PPSH, te nenshkruar nga Simon Stefani qe ishte sekretar i sekretariatit te KQ qe mbulonte organet e rendit e te drejtesise. Ajo shkrese ishte akuza, pretenca e vendimi bashke, qe te behej shembull me denim ekstrem… te tjerat jane lojra fjalesh, mbushje letrash e dosjesh.
Havzi Nelen e denoi Ramiz Alia i Komitetit Qendror te PPSH dhe nuk mund t’ia falte jeten Ramiz Alia i Presidiumit te Kuvendit popullor te Shqiperise sepse partia ishte ne komande me kushtetute e jo Kuvendi popullor apo Presidiumi i Kuvendit popullor.
Havzi Nela nuk u dënua në atë kohë si poet, por ai ishte poet. Në burg deri në vitin 1983 ai kishte shkruar 6 fletore. Fletoren e shtatë me 4 poezi e ka shkruar në Arrën në internim. Ai u dënua si antikomunist me bindje.
Ne gjyqin e parë në Kukës gjyqtari artikulonte se ti Havzi ke tradhtuar atdheun, je arratisë në Jugosllavi.
Është epike përgjigja e Havziut: Unë nuk kam tradhtuar atdheun, unë kam shkue në Prizren e Prizreni nuk është Jugosllavi.
Ne 30 vjetorin e ekzekutimit të Havzi Neles, Bashkia e Kukesit e drejtuar nga Bashkim Shehu i bëri bust Havziut në sheshin kryesor të qytetit, i ndërtoi shtëpinë e re Havziut në Kollovoz për ta bërë shtëpi muze. Shkrimtarët shqiptare bënë dy herë pelegrinazhe tek busti dhe shtepia e Havzi Neles dhe nderuan veten e Havziun.
Me mbeshtetjen e humanistit Flamur Hoxha sot deputet i PD botova me shtëpinë time botuese Klubi i Poezisë vepren e plotë Shtatë fletore me 5548 vargje, botim anastatik me gjithë fletoret origjinale, librin Shkrimtarët per Havzi Nelen- shpirti i lirë i Lumes, me shkrime ekskluzive nga 58 shkrimtarë, revistën speciale illz, nr 14 kushtuar Havziut e gjithë shkrimtarëve martire me 500 faqe dhe librin tim Bisede e perfytyruar me Havzi Nelen.
Ne 30 vjetorin e varjes Havziu me librin Shtatë Fletore vepra e plotë me 5548 vargje mori çmimin e parë kombëtar të Poezisë.
Havzi Nela është një shkollë qëndrese e dinjiteti, është poeti që ka shkruar me shume se kushdo në burg për lirine e Kosovën.
Ne foto jam të muret e rrënuara të shtëpisë së Havziut ne Kollovoz dhe ne veprimtyari te tjera per Havziun
Share
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular