Nga Bujar Leskaj
Shqiperia po tkurret me popullësinë e një qyteti në vit!
Hemoragjia tragjike e shqiptarëve vazhdon…
756.000 mijë shqiptarë kanë leje qëndrimi në BE, ndërkohë që 55.000 u larguan në 2021.
Të dhënat e Eurostat, të publikuara nga revista Monitor, tregojnë se në vitin 2021 janë dhënë 55.200 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së.
Në krahasim me një vit më parë, kur ky proces u bllokua nga pandemia, lejet janë rritur me 47%.
Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë mbi 756.000 leje qëndrimi shtetas shqiptarë.
‼️Kjo shifër është gati sa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.