HomeAktualitetLulzim Basha përkujton 34-vjetorin e varjes në litar të Havzi Nelës: Duke...

Lulzim Basha përkujton 34-vjetorin e varjes në litar të Havzi Nelës: Duke nderuar të shkuarën dhe refuzuar të keqen, mund të ndërtojmë të ardhmen

spot_img

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar 34-vjetorin e vrasjes nga regjimi komunist të poetit Havzi Nela

Përmes një postimi në facebook, Basha shkruan pas 21-vitesh torturash dhe internimesh diktatura nuk mundi dot ta vrasë shpirtin e lirë të poetit Havzi Nela dhe ndaj vendosi ta var atë në litar në mes të Kukësit. Sipas ish kreut të PD-së, kjo ditë shërben si një ditë kujtese dhe reflektimi për të nderuar qëndrestarët që sfiduan diktaturën dhe për të ndërtuar të ardhmen përmes refuzimit të së keqes.

POSTIMI I PLOTË

34 vite më parë, regjimi komunist ndërmori një nga aktet më barbare të historisë së tij famëkeqe, duke dënuar me vdekje patriotin, poetin, mësuesin dhe intelektualin, Havzi Nela, që me vargjet e tij kurajoze sfidoi diktaturën gjakatare dhe krimet kundër shqiptarëve.

Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij të lirë ndaj vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi Havzi Nelën dhe veprën e tij, e cila u ngrit kundër përçudnimit të individit, kundër zvetënimit të vlerave individuale, kundër shkatërrimit të çfarëdolloj tradite të mirë shqiptare, që na mbajti për dekada larg Perëndimit.

Në këtë ditë kujtese, ne nderojmë shpirtin e tij të pamposhtur, që qëndroi kryelartë për lirinë dhe demokracinë, martir i të cilës ai do të mbetet në përjetësi.

Duke mos harruar të shkuarën, duke kujtuar dhe nderuar qëndrestarët dhe ata që sfiduan diktaturën, ne do të mund të ndërtojmë të ardhmen, përmes refuzimit të së keqes dhe banalitetit të saj dhe bazuar mbi vlerat më të mira të shqiptarëve dhe qëndresës për liri, për demokraci dhe një Shqipëri të mundësive dhe dinjitetit për të gjithë!

Lavdi përjetë Havzi Nelës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular