HomeAktualitetTë rejat e WhatsApp/ Vendos ti kush të sheh online dhe si...

Të rejat e WhatsApp/ Vendos ti kush të sheh online dhe si të dalësh nga grupi pa u ndjerë

spot_img

WhatsApp bën përditësimin e fundit dhe është vetë Mark Zuckerberg që e njofton përmes postimit në rrjetet e tija sociale. Tani ju mund të dilni nga grupi ‘fshehurazi” pa vënë në dijeni pjesëtarët e tjerë për vendimin tuaj. Vetëm administratorët e grupit mund të vihen në dijeni për largimin tuaj.
Risia tjetër është aftësia për të fshehur informacionin e herës së fundit që jemi lidhur me App me disa kontakte specifike.
Që nga dhjetori i kaluar, platforma e kontrolluar nga Meta kishte nisur të eliminonte statusin online të përdoruesve tek ata që nuk janë mes kontakteve, por sigurisht që të gjithë të tjerët ende mund ta shihnin atë.

Përditësimi i fundit është në këtë aspekt. Kontrollon kush mund t’ju shikojë kur jeni online dhe ndalon të bërit screenshots mesazheve që mund të shihen vetëm një herë.

Shmangia e screenshot do të ishte një mënyrë për të mbrojtur edhe më mirë përmbajtjet që bashkëbiseduesit i konsiderojnë të ndjeshme deri në atë pikë sa t’i jepet tjetrit vetëm një mundësi për t’i parë ato.

Shikoni foton bashkangjitur lajmit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular