Në disa pamjet të publikuara nga mediat amerikane duket momenti kur nëna dhe motra e aktorit shqiptar Florind Belliu marrin vesh lajmin e kobshëm të vdekjes tragjike të djalit të tyre dhe bashkëshortes së tij
Burrë e grua u hodhën nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin. Siç shihet nga pamjet, poshtë pallatit janë nëna e Florind Balliut dhe motra e tij shtatzënë. Pamjet janë publikuar nga New York Post. Policia është duke i sqaruar për ngjarjen, ndërsa ato shihen në gjendje të rëndë.
Florindi dhe Ornela prej më shumë se 7 vitesh nuk kishin ardhur në Shqipëri, por jetonin në New York. Kohët e fundi, Florindi kishte probleme të shëndetit mendor.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe janë shokuar kur kanë parë dy trupat e vdekur në vend.