Nga Orjola Pampuri
Familjet shqiptare sot vijojnë të përballen me shumë veshtirësi ekonomike e si rrjedhojë e kësaj vijnë dhe krizat sociale, si dhuna në familje, grabitje, vrasje, të cilat nuk reshtin së ndodhuri në shifra gjithnjë e në rritje pergjatë një viti.

Shqipëria renditet gjithnjë ndër vendet e fundit sa i përket të ardhurave pë frymë, pagave, pensioneve, madje kemi përqindjen më të lartë në Europën Juglindore afërsisht 75%, sa i përket familjeve të cilat nuk janë në gjëndje të kursejnë. Dhe kështu si do të mundnin shumë familje shqiptare të shkollonin fëmijët, të përballonin shpenzimet për shëndetësinë, pasi dhe këtu renditemi tek vendet që paguajmë më shumë para nga xhepi për sistemin shëndetësor, krahasuar me vendet e tjera të cilat taksat ua përkthejnë në shërbime, këtu përkthehen në koncensione. Si mundet një familje të mendojë që pak ditë në vit të pushojë diku! E për të mos menduar pastaj, madje as për të mos u fyer me trillimet propagandistike të kryeministrit që na krahason me numrin e turisteve ne Greqi apo Turqi, kur ai vete e di shume mire qe bregdeti kete vit kishte me pak pushues se vite te tjera.

Ky eshte vendi, ku pushtetare e politikane luajne me popullin duke i treguar me fjale një realitet që nuk egziston, një realitet që ata e jetojnë prej 30 vitesh, por është ndryshe nga ai që dëgjojnë nga goja e tyre, disa pseudo të vërteta që janë ndyshe nga ato që kanë jetuar, përjetuar e po jetojnë vetë.

Në një vend ku nuk mund të jetojë një njeri i ndershëm, intelektual, ku të fortët kanë marrë në dorë situatën, e për një fjalë goje, apo prishje pazaresh eleminojnë njëri-tjetrin, ku nëpër ekrane dëgjon që kërcënohen e mbahen peng me dosje e afera, ku intelektuali dhe i ndershmi është strukur e në të shumtën e rasteve kërkon vetëm një mundësi për tu larguar nga këtu, nuk mund të ketë shpresë që kjo alternativë që të na cojë përpara, që kjo alternativë të jetë më e përzgjedhura e Shqiptarëve.

Një gjë është e vërtetë, që ky vend ka arritur një nivel varfërie dhe krimi, prej së cilës do të mund ta nxirrnin politikanë dhe elita të përgjegjshme, sot ky vend ka nevojë më shumë se kurrë, për ndryshim rrënjësor.