HomeUncategorizedStrategjia Evropiane e Pyjeve - do mbillen 3 miliardë drurë/Nga Abdulla Diku

Strategjia Evropiane e Pyjeve – do mbillen 3 miliardë drurë/Nga Abdulla Diku

spot_img
Nga Abdulla Diku
Strategjia më e fundit për pyjet e BE-së (2021-2030) është një nga nismat kryesore të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe bazohet në strategjinë e BE-së për biodiversitetin për vitin 2030. Strategjia do të kontribuojë në arritjen e objektivave të BE-së për biodiversitetin objektivin e reduktimit të emetimeve të gazeve serrë prej të paktën 55 % deri në vitin 2030, si dhe do të synojë neutralitetin klimatik deri në vitin 2050. Ajo njeh rolin qendror dhe shumëfunksional të pyjeve, kontributin e specialistëve të pyjeve dhe të gjithë zinxhirit të vlerave që gjenerohen nga pyjet, për arritjen e një ekonomie të qëndrueshme dhe neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050, si dhe mbeshtetjen për përmirësimin e cilësisë së jetës së komuniteteve të zonave rurale.
Strategjia shoqërohet nga dy dokumente të rëndësishme: Dokumenti i Punës për Konsultimin me Grupet e Interesit dhe Dokumenti i Punës për Premtimin për mbjelljen e 3 miliardë fidanë pyjorë (1,200,000 hektarë pyje) deri në vitin vitin 2030.
Objektivat: Strategjia përcakton një vizion dhe veprime konkrete për të përmirësuar sasinë dhe cilësinë e pyjeve të BE-së dhe për të forcuar mbrojtjen, restaurimin dhe elasticitetin e tyre. Ajo synon të përshtasë pyjet e Evropës me kushtet e reja, ekstremet e motit dhe pasigurinë e lartë të shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Ky është një parakusht që pyjet të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre socio-ekonomike dhe të mbeshtesin zonat rurale dhe popullsinë atje.
Strategjia: Strategjia e re pyjore e BE-së do të mbështesë funksionet socio-ekonomike të pyjeve për zonat rurale dhe nxitjen e bio-ekonomisë së bazuar në pyje brenda kufijve të qëndrueshmërisë. Ajo gjithashtu do të mbrojë, rivendosë dhe zgjerojë pyjet e BE-së për të luftuar ndryshimet klimatike, për të rikthyer humbjen e biodiversitetit dhe për të siguruar ekosisteme pyjore elastike dhe shumëfunksionale.
• promovimi i bioekonomisë së qëndrueshme pyjore për produktet afatgjata te drurit
• sigurimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve me bazë druri për bioenergji
• promovimi i bioekonomisë së bazuar në prodhimet jo drusore, duke përfshirë ekoturizmin
• zhvillimi i aftësive dhe fuqizimi i komuniteteve për bioekonomi të qëndrueshme të bazuar në pyje
• duke mbrojtur pyjet e fundit primare dhe të vjetra të mbetura të BE-së
• sigurimi i restaurimit të pyjeve dhe përforcimi i menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe elasticitetin e pyjeve
• ripyllëzimi i pyjeve të biodiversitetit, duke përfshirë mbjelljen e 3 miliardë drureve shtesë deri në vitin 2030
• ofrimi i stimujve financiarë për pronarët dhe menaxherët e pyjeve për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së pyjeve të BE-së
Strategjia fokusohet gjithashtu në;
– monitorimin strategjik te pyjeve,
– raportimi dhe mbledhjen e të dhënave duke zhvilluar një axhendë të fortë kërkimi dhe inovacioni për të përmirësuar njohuritë tona mbi pyjet,
– zbatimin e një kuadri gjithëpërfshirës dhe koherent të qeverisjes pyjore të BE-së,
– zbatimin dhe fuqizimin e acquis ekzistuese të BE-së
Për shkak të krizës energjitike që thuhet se po kërcënon botën, ndryshimeve klimatike, nivelit të lartë të informalitettit në pyje, rolit që pyjet luajnë në shërbimet që ofrojnë ndaj ekosistemeve etj… edhe Shqipëria duhet të ri-shkruajë dokumentin e sajë të politikave pyjore.
Fotot nga Lumi i Gashit – Parku Kombëtar “Alpet Shqiptare”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular