HomeAktualitetApeli i kreut të PLL Shpëtim Axhami për shqiptaret në Luginën e...

Apeli i kreut të PLL Shpëtim Axhami për shqiptaret në Luginën e Preshevës: Le t’i përgjigjemi diskriminimit me regjistrim, merrni pjesë masivisht

spot_img

Nga Shpetim Axhami
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit

Në Luginën e Preshevës, me datë 1 Tetor 2022 ka nisur regjistrimi i popullsisë, i cili do të zgjasë për 1 muaj.

REGJISTROHU!
DEKLAROHU ME KOMBËSI SHQIPTARE.

Shqipëtarë të këtyre komunave e kushdo tjetër, kudo ku gjendeni në diasporë, duhet të bëni të pamundurën dhe të marrni çdo masë; regjistrohu vetë, regjistro familjen, dhe sensibilizo çdo shqiptarë tjetër që të regjistrohet.

Ky regjistrim dhe deklarim kombësie duhet të kuptohet si një pergjegjësie e lartë kombëtare, si një proçes me rëndësi të jashtëzakonshme, madje historike.

Kjo, për sa më sipër, për të treguar edhe njëherë se Medvegja, Presheva dhe Bujanoci janë tokë shqiptare e banuar prej vetë shqiptarëve.

Ky regjistrim me deklarim kombësie, gjithashtu do të shërbej si një “goditje” ndaj Beogradit duke ndaluar përpjekjet e vazhdueshme të tij për një spastrim etnik të këtyre zonave duke tentuar të minimizoj faktorin shqiptarë.🇦🇱

Le t’i përgjigjemi diskriminimit me regjistrim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular