Janë publikuar zonat ku Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon që të shtohen bashkitë. Në një raport të dorëzuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Grupi Parlamentar i PD-së ka nxjerrë raportin final duke propozuar rritjen e numrit të bashkive nga 61 që janë aktualisht në 94, pra 33 bashki me shumë.
Me konkretisht ne qarkun Berat propozohet krijimi i bashkive te reja, Shpirag dhe Otllak
Ne qarkun Dibër propozohet krijimi i bashkive Maqellare, Shupenze, Lure dhe Kastriot ndërsa në qarkun Durrës duhet të shtohen bashkitë Sukth dhe Fushë-Krujë.
Grupi Parlamentar i PD-së propozon krijimin e disa bashkive të reja edhe në qarkun Elbasan, konkretisht bashkia Shpat, Bradashesh dhe Lunik.
Edhe në qarkun e Fierit kërkohet shtimi i bashkive të reja Levan, Fratar, Dushk dhe Ardenice.







