Sapo dorzova ankimimin tim për procesin e zgjedhjeve të FRPD.
Nga: Maringlend Doçi
Kandidat për Kryetar të FRPD-së
Subjekti:Probleme në garën për Kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike
Datë: 5 tetor 2022
Drejtuar:Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike
Për dijeni:Prof. Dr. Sali Berisha, Kryetar i PD-së
Z. Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së
Si kandidat në garën për kreun e Forumit Rinor, po ju shpreh shqetësimin tim të në lidhje me garën për kreun e FRPD-së, që u mbajt të shtunën e 1 tetorit.
Për shkak të mungesës së rregullave e modaliteteve zgjedhore, vendimeve të njëpasnjëshme antistatutore dhe arbitraritetit të ekipit që po administron zgjedhjet, na u tregua haptazi që ky proces u gatua për favorizimin e një kandidati, duke ju mohuar kështu pesë të tjerëve mundësinë e një gare të drejtë dhe të barabartë dhe duke mos ju dhënë një shanc të vërtetë për të fituar.
Gjithësesi vlen për tu përmendur që me datën 8 gusht të 2022 i kemi përcjellë të njëjtat probleme në mënyrë zyrtare të sipërpërmendurve, duke dashur kështu të shmanginim pasojat në imazhin publik, në reputacionin e Forumit tek të rinjtë, por edhe në imazhin e PD-së.
Kjo garë mbaroi dhe kërkesat tona nuk u morën parasysh duke sjellë si pasojë reagim dhe pakënaqësi tek të rinjtë e Forumit Rinor, por me anë të kësaj shkrese duam të sigurohemi sot, që në PD mos të ketë më një garë si e jona.
Problemet
Fushatë pa listë votuesish.
Garë pa rregullore zgjedhore dhe asnjë modalitet.
Rekrutim anëtarësh 1 ditor.
E gjithë udhëheqja e Forumit nuk ka mandat për të ushtruar detyrën.
Udhëheqësit kryesorë të Forumit nuk janë më anëtarë të Forumit për shkak të moshës së tyre.
Pamundësia e ankimimit zgjedhor per shkak të konfliktit të interesit me Sekretarin e Përgjithshëm të FRPD-së dhe KQZ-në aktuale.
Komision Zgjedhor ne shkelje të Statutit për shkak se nuk parashikohet askund.
Problemet në ditën e zgjedhjeve
1. Lista zgjedhore problematike: në lista ka emra të cilët ju ka kaluar mosha për të qenë anëtarë të forumit rinor; paralelisht dhe ju është hequr e drejta për të marrë pjesë në votimin për kryetar të Forumit Rinor të PD-së. Ekzaktësisht 505 votues janë mbi ose nën limitin e moshës për të votuar sipas statutit te FRPD-së.
2. Në ditët e votimit, kandidati Mariglend Doci është ndalur të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar në qendrën e tij të votimit (Kurbin) nga eksponentë të Partisë Demokratike të Degës Kurbin.
3. Njerëz që kanë votuar më shumë se një herë për një kandidat. Foto dhe dëshmi nga anëtarët e FRPD.
4. Audio-përgjim dhe video-përgjim në degën Shkodër dhe degën Korce ku faktohen problematikat e procesit.
5. Rasti i Korces me video ku vezhguesi i kandidatit Mariglend Doci perkatësisht Enri Vrenozi përplaset fizikisht me kryetarin e grupit të punës Xhuljan Guce pasi ai tenton të manipulojë procesverbalin e votimit. Si ky rast kemi dhjetra të tjera nëpër degë dëshmi të vëzhuesve tanë.
6. Votues të regjistruar si GRUD në pamundësi për të votuar në rrethet përkatëse por që qëllimisht nuk ishin regjistruar në listen e votuesve GRUD që mos të votonin ditën e votimit.
7. Konflikt i pastër interesi në Degën Sarandë, ku kryetar komisioni ishte Z. Spiro Vasa, i dorëhequr nga anëtar i KQZ sepse mbështeste një nga kandidatët në garë. Cka e bën kryetarin e komisionit të njëanshëm në proces.
8. Sipas procesverbaleve në shumë degë kanë votuar më shumë njerëz se sa ka në listë, përkatësisht rasti i Mallakastrës.
për këtë kërkoj listën zyrtare të atyre që kanë votuar me datë 1 tetor. Kopja duhet të jetë e listës origjinale me vulënn e FRPD-së.
Kërkoj procesverbalet si kopje e origjinales të bashkangjitura bashkë.
Kërkoj të dhënat e gjithë anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve në të gjitha degët e Shqipërisë.
Gjithashtu kërkoj hetim të thellë për:
Kurbin
Korcë
Shkodër
Lushnje
Mat
Sarandë
Krujë
Thumanë
Malësi e Madhe








