Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar kryetari i LZHK Dashamir Shehi për të folur në lidhje me zgjedhjet vendore.
Ai tha se është herët për të folur me emra ndërsa kundërshtoi hapur kandidaturën e Ilir Metës për kryetar të bashkisë Tiranë.
Më tej Shehi tha se opozita sot ka probleme ndërsa shtoi se vendi ka nevojë për emra të rinj që të përfaqësojnë popullin.
Shehi: Është shpejt për të folur për emra, ne flasim për modalitete. Të gjejmë një kandidat të përbashkët.
Cfarë na bashkon ne të gjthë bashkë? Lufta kundër PS, kësaj qeverise, Edi Ramës, na bashkon që të dalim me një kandidat të përbashkët.
Ka emra sa të duash. Edhe ne e kemi një emër. Duhet të sqarojmë një skemë si funksionin, jo të ngremë një zhurmë. Mendoj se mund te gjejme njerëz serioz kur ti nënshtrohemi rregullave demokratike. Nuk jam dakord që Ilir Meta të jetë për Tiranën, kryetarët e partive nuk duhet të jenë, mendoj që edhe vetë Meta nuk është dakord. Një njëri që ka qenë president nuk mund të bëhet kryetar bashkie. Duhen emra të rinj.
E vetmja shpresë janë këta të rinj, po u rrotulluan të njëjtët personazhe nuk ka vlerë. Të jemi të gjithë bashkë në tribunë që të ndjekim këtë kandidatë.
Ne nuk dakordësohemi nga dëshira, dashuria. Ne dakordësohemi se kemi një hall të përbashkët. Primaret janë një hap përpara drejt demokratizimit të PD, por primaret bëhen per PD , jo për partinë time. Te gjithë ti nënshtrohen një sondazhi shkencor, dhe ajo e nxjerr 90%, se kush është më i pranueshem për qytetarët







