HomePolitikeBerisha: Kandidatët për bashkitë e mëdha zgjidhen në tetor! Kjo është qeveri...

Berisha: Kandidatët për bashkitë e mëdha zgjidhen në tetor! Kjo është qeveri me skandale

Advertismentspot_img

KELMENT BAÇI/ Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi se primaret për përzgjedhjen e kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm mund të përfundojnë brenda muajit tetor

Gjatë konferencës me temë “Fushatat e grave”, kreu i PD bëri të ditur se procesi i zgjedhjes së kandidatëve të opozitës duhet të përfundojë brenda tetorit, fillimisht në bashkitë e mëdha, kjo për shkak të rëndësisë, por dhe vështirësive që ato kanë. “Do bëhen përpjekjet më të mëdha që të mund të kemi kandidatët brenda muajit tetor. Të paktën kjo për bashkitë e mëdha dhe pastaj do shikohet

Megjithatë, varet. Nuk ka shumë procedura burokratike. Ne mirëpresim propozimet dhe vetëkandidimet. Do jetë një garë e hapur. Duhet të bëhen listat e simpatizantëve që kanë shumë rëndësi. Duhet të bëjmë gjithçka që simpatizantët të votojnë, siç vendosëm në statut. Zbatimi i saj ka një rëndësi shumë të madhe dhe në respekt të përfaqësimit, ligjit që ne zbatojmë. Ky është një moment shumë i rëndësishëm”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se PD është për herë të tretë në opozitë dhe jo për meritë të qeverisë, por për dobësinë e opozitës.

“Jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe jo për meritë të qeverisë, por për dobësinë e opozitës. Kemi pasur një qeveri të bazuar në skandale. Në një mënyrë apo një tjetër, për fatin më të keq si asnjëherë në këto 30 vite. Dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe te shqiptarët u krijua përshtypja se Edi Rama është i pamundshëm, nuk mund të mundet dhe opozita i bën fresk atij. Në këtë kontekst, PD ndodhej para alternativës për ekzistencë, to be or not to be. Unë mendova se ajo duhet të ekzistonte. Por ajo që të ekzistonte duhet të ndryshonte në mënyrë rrënjësore. Në një vit ia kemi dalë dhe kemi shënuar rritje për t’u paraqitur para shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

POROSITË

Ish-Kryeministri porositi strukturat e PD të shtojnë angazhimin në rrjetet sociale si formë komunikimi me shtresën gri të elektoratit.

“Partia në pushtet sot na dominon në rrjetet sociale. Kanë më shumë se 2-fishin e postimeve në krahasim me ne. Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i madh për opozitën. Por sa e shfrytëzojmë ne këtë gjë?! Duhet të ecim drejt shtresës gri. Kjo përcakton fitoren. Duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, u shpreh Berisha.

Gjatë bashkëbisedimit me kryetarët e degëve të Lidhjes së Gruas të PD, Berisha i ftoi ato që të bëhen pjesë dhe kandidojnë në primare, i bindur se do të gjejnë mbështetje.

“Gratë dhe vajzat janë konsistenca më e madhe e shqiptarëve. Dua të rikujtoj këtu se polet dëshmojnë se publiku shqiptar pëlqen qartësisht më shumë deputetët gra se burra. Ne kemi një udhë jo të lehtë për të bërë drejt fitores, por ne fitoren e kemi në dorë vetë. Miqtë tanë po kthehen në pushtet në të gjithë anët e Europës. Në Suedi, Itali, Bullgari, shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta, të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore. Ne kemi vlerat dhe qytetarinë të parin. Të frymëzuar nga kjo erë ndryshimi në Europë le të vazhdojmë këtë betejë dhe me çdo ndryshim afrohemi gjithnjë e më shumë drejt fitores. Ju ftoj me kurajë të kandidoni për qytetare të para të bashkive të vendit. Jam i sigurt se elektorati do ju mirëpresë ju më shumë se gjininë tjetër”, deklaroi Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular