Nga Bujar Leskaj
𝗙𝗦𝗛𝗭𝗛: 𝗧𝗿𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗲 𝘀𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝘇𝗲 𝗻𝗲 𝘁𝗿𝗲 𝗺𝘂𝗮𝗷!
𝗙𝗦𝗛𝗭𝗛: 𝗧𝗿𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗲 𝘀𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝘇𝗲 𝗻𝗲 𝘁𝗿𝗲 𝗺𝘂𝗮𝗷!
Në tre muajt e fundit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit(FSHZH) ka realizuar, pa iu dridhur qerpiku, një triptik skandalesh dhe paligjshmërish me prokurimet publike.
𝗜. 𝗣𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶-𝗸𝗮𝗽𝗿𝗶𝗰𝗶𝗼 𝗶 𝗞𝗿𝘆𝗲𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝘁, 𝗶 𝗽𝗮𝗽𝗮𝗿𝗮𝘀𝗵𝗶𝗸𝘂𝗮𝗿, 𝗽𝗮 𝗳𝗼𝗻𝗱𝗶𝗻 𝗽𝗲𝗿𝗸𝗮𝘁𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝗱𝘂𝗿𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗶𝗺𝗶 𝘁𝗲 𝗸𝘂𝗳𝗶𝘇𝘂𝗮𝗿, 𝗽𝗮 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿 𝗮𝘀𝗻𝗷𝗲 𝗲𝗺𝗲𝗿𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗲
FSHZH e hap triptikun më datën 27 korrik 2022, kur Këshilli i Ministrave e ngarkon si autoritet kontraktor për Projektin “Eden” të një instalacioni druri në oborrin e Kryeministrisë.
Për një kapriçio të Liderit Global, kryetarit të sektit në qeverisje, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë 3.7 milionë euro për një kopësht me tre kate prej druri dhe pemësh të varura, brenda oborrit të Kryeministrisë, ndërkohë që kjo strukturë nuk ka asnjë dobi funksionale për mbledhjet dhe aktivitetin e Këshillit të Ministrave në Kryeministri.
FSHZH shkel ligjin për Prokurimet Publike, duke hapur një tender që nuk e kishte në programin e tij vjetor të investimeve, pa praninë e fondit përkatës, si dhe duke zgjedhur formën e tenderit “prokurim me procedurë të kufizuar”, pa patur asnjë emergjencë për realizimin e këtij projekti.
𝗜𝗜. 𝟭𝟭.𝟭. 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗾𝗲 𝗺𝗮𝗸𝗶𝗻𝗮𝘁 𝘁𝗲 𝗴𝗮𝗿𝗼𝗷𝗻𝗲 𝘁𝗲 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝘁𝗮 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗲 𝗶𝗻𝗳𝗿𝗮𝘀𝘁𝗿𝘂𝗸𝘁𝘂𝗿𝗲 𝗺𝗯𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗲𝘀𝗲!
Triptiku vazhdon më 16 gusht 2022, me super-tenderin e organizuar nga FSHZH, për ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse për kompleksin Auto-Moto Park në Elbasan. Fondi ka hapur dy tendera për këtë super-prokurim, njeri 4,7 milionë euro për rrugët ndërlidhëse, dhe tjetri 6,4 milionë euro për argjinaturat mbrojtëse të lumit Shkumbin. Janë plot 11.1 milionë euro të takspaguesve shqiptarë.
Ky shpenzim i madh bëhet në një kohë kur vendi është i zhytur në varfëri dhe ka përpara një krizë të paprecedentë të rritjes së kostove për sigurimin e energjisë elektrike, ndërkohë që qytetarët nuk po munden të përballojnë rritjen e fortë të çmimeve të konsumit bazë.
Të 6,4 milionë eurot për argjinaturat mbrojtëse në funksion të pistës së garave të makinave, mund të përdoreshin për argjinaturat mbrojtëse për zonat e banimit, apo ato bujqësore në rrezik përmbytje në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë.
𝗜𝗜𝗜. 𝗧𝗲𝗻𝗱𝗲𝗿 𝗽𝗲𝗿 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗽𝗮𝗻𝗲𝗹𝗲𝘃𝗲 𝗱𝗶𝗲𝗹𝗹𝗼𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗞𝗿𝘆𝗲𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝘁𝗲 𝗹𝗶𝗻𝗷𝗲𝘀
Që Lideri Global të mos ndihet shumë ligsht me skandalin që i plasi për projektin-kapriçio 3.7 milionë euro të instalacionit, FSHZH angazhohet me 3.3 milionë euro të tjerë, që të organizojë tenderat për vendosjen e paneleve diellore mbi tarracën e Kryeministrisë dhe të godinave të ministrive. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 28 shtator 2022, por nuk është bërë publik as në faqen e Kryeministrisë dhe as në Fletoren Zyrtare.
Tenderi i paneleve diellore është “gjethja e fikut” për të mbuluar skandalin e instalacionit luksoz e të panevojshëm. Janë plot 18.1 milionë euro që do të shpenzohen, vetëm e vetëm për të kënaqur tekat dhe kapriçiot e Ramës, që të ketë një pistë ndërkombëtare garash me makina dhe kopshte të varura brenda Kryeministrisë, si ato të Babilonisë, për të mahnitur ata që do të vijnë për vizitë(!?).







